Rajoni

Festa kombëtare e Greqisë, masa të forta sigurie

greqiaaMasa te rrepta sigurie ka marre edhe sivjet policia greke me rastin e zhvillimit te parades tradicionale ushtarake qe zhvillohet cdo vit ne Selanik me rastin e festes kombetare te Greqise, dites se 28 tetorit.

Por karakteristike e masave te sivjetshme sipas se perditshmes ‘Eleftheros Tipos’, pervec 2000 policeve dhe forcave te tjera speciale qe do te izolojne plotesisht ne distane prej disa qindra metrash tribunen ku do te jete presidenti grek Papulias dhe zyrtare te larte te qeverise,jane edhe masat ndaj ndonje sulmi terrorist qe mund te kryhet ne momentet kur njerezit do te ndjekin paraden ushtarake.

Por gjithashtu gazeta thekson se per here te pare jane marre edhe masa per rrezimin e ndonje minikopteri te mundshem. Informacione nga polica greke bejne me dije se eshte gjetur  mundesia e rrezimit te ketij mjeti nepermjet nderhyrjes ne sistemin  e navigimit. Keshtu me ane te aparaturave qe duket se disponon Ministria e Rendit Publik ,policia do te nderhyje duke e çaktivizuar dhe duke bllokuar telekomanden e perdoruesit, keshtu qe helikopteri i vogel do te bjere ne toke kur t`i mbarojne baterite ose karburanti.

Edhe ne Athine barrikada metalike jane vendosur prane tribunes ku qendrojne zyrtaret e qeverise dhe te ftuarit te tjere ne paraden e nxenesve te kryeqytetit. Paradat zhvillohen me rastin e përvjetorit te fillimit të luftës italo-greke, ne 28 tetor te 1940, qe njihet si dita kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas,i tha “JO”, ultimatumit te Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.

Tre vjet me pare per here te pare ne historine e Greqise se pasluftes, eshte anulluar parada ushtarake e Selanikut,pasi mijera qytetare te indinjuar kane bllokuar bulevardin qendror, para tribunes ku qendronte presidenti Papulias ne shenje proteste per masat e rrepta antikrize.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button