Politika

Kandidatët për anëtarë të KLD-së, sot seancë dëgjimore në Kuvend

a-komisioni-i-ligjeve-3Foto-A6-525x350Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvillon sot seancë dëgjimore me dy kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë(KLD), të propozuar nga maxhoranca, Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla.
Dy kandidatët e propozuar nga maxhoranca do të zëvendësojnë në KLD anëtarë e shkarkuar së fundi nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
Kandidati Vangjel Kosta ka shërbyer si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ndërsa sot ushtron profesionin e avokatit. Në vitin 2010 ai u propozua nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por dekreti i emërimit të tij u rrëzua në atë kohë në Kuvend nga deputetët e maxhorancës së djathtë.
Kandidatja tjetër për anëtar të KLD-së, Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares së përgjithshme të Kuvendit, ndërsa më parë ka qënë anëtare e KQZ-së.
Gjithashtu, komisioni i Ligjeve zhvillon sot dhe seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Presidenti për anëtari të Gjykatës së Lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button