Home / Bota / Zbulohet një varr masiv që dyshohet se mban 43 studentët e zhdukur

Zbulohet një varr masiv që dyshohet se mban 43 studentët e zhdukur

ee749Autoritetet zbuluan sot një tjetër varr që mbante trupa njerëzish, jo shumë largë nga Iguala, rajon në jug të Meksikës ku 43 studentë janë shpallur të zhdukur që prej një viti.

“Ky varr i ri u gjend në Kokula, pranë Igualas, në shtetin e Guerreros, ekspertët kanë filluar punimet dhe me sa duket konfirmojnë se bëhet fjalë për mbetje njerëzore”, deklaroi një funksionar federal.

Pak kohë më parë, autoritetet kishin zbuluar 38 kufoma në një gropë në rrethinat e Igualas. Analizat e zhvilluara treguan se asnjë nga këta trupa nuk i përkiste ndonjërit prej 43 studentëve të zhdukur që prej 26 shtatorit.

Numri i arrestimeve në kuadrin e të zhdukurve të Igualas deri tani ka arriutr në 56 persona, ku rreth 40 janë policë, që ka shkaktuar indinjim të thellë në Meksikë dhe në botë.

Më 26 shtator, ndërkohë që këta studentë mblidhnin fonde në Iguala, ata u sulmuan nga policia lokale, e mbështetur nga anëtarë të kartelit “Guerreros Unidos”. Bilanci ishte gjashtë të vdekur dhe 43 të zhdukur, me shumë mundësi të eleminuar nga karteli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: