Film

Leksione skenari nga Katriel Schory

Tirana Film Festival, hap siparin nga data 3 deri më 9 nëntor

Katriel SchoryArtisti i njohur izraelit, Katriel Schory, eksperti i EAVE, do të jetë i pranishëm tri ditë, gjatë Tirana International Film Festival, që hap siparin nga data 3 deri më 9 nëntor. EAVE është organizata më e rëndësishme në Europë për trajnimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve. Përveç programit të saj kryesor “European Producers Workshop”, EAVE është e angazhuar në programe të ndryshme në Europë, Azi, Amerikën Latine, Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Thirrjes së EAVE dhe Qendrës Kinematografike për skenaristët e rinj që të bëheshin pjesë e këtij projekti i janë bashkangjitur një mori kërkesash, mes të cilave janë përzgjedhur 11. Suela Bako, Blerina Goce, Odeta Çunaj, Lediona Kasapi, Irida Zhonga, Gresë Ramadani, Gledis Bica, Gentian Sinani, Genti Bejko, Florenc Papas dhe Alma Zekollari, janë skenaristët e rinj të përzgjedhur për t’u konsultuar nga profesori i njohur i skenarëve. Katriel Shory ka studiuar në shkollën e Filmit të Universitetit të Nju Jorkut. Ai u kthye në Izrael në vitin 1973 për t’iu bashkuar “Kastel Films”, Jerusalem (në atë kohë kompania lider e prodhimit në Izrael) si drejtor i produksionit. Ai ishte përgjegjës për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh, serialesh televizivë dramatikë dhe bashkëprodhimesh, të cilët kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare. Në vitin 1983, ai punoi si bashkëpunëtor dhe line producer në filmin artistik “Beyond the Wall” (i cili fitoi Çmimin e Kritikëve të Filmit në Festivalin e Filmit të Venecias 1984 dhe u nominua për çmimin e filmit më të mirë të huaj, për “Oscar” në vitin 1985). Në vitin 1984, ai formoi kompaninë e tij të prodhimit “Belfilms Ltd” dhe deri në vitin 1999 ka prodhuar mbi 200 filma, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë, drama televizive dhe bashkëprodhime ndërkombëtare, të cilët numërojnë shumë çmime. Në vitin 1999, ai u emërua drejtori ekzekutiv në Fondin Izraelit të Filmit. Që nga viti 1999, ai mbështeti prodhimin e më shumë se 190 filmave të rinj izraelitë, me metrazh. Gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në aktivitete vullnetare dhe funksione publike, ndër të cilat përmendim: Kryetar i Shoqatës Izraelite të Producentëve të Filmit dhe Televizionit (1989–1994); anëtar i emëruar i Komitetit Kombëtar për Zhvillimin e Televizionit dhe Filmit — në Këshillin Kombëtar të Artit dhe Kulturës (1992–1998); Përfaqësues i Industrisë Izraelite të Filmit në organizata të shumta ndërkombëtare; pedagog në Departamentin e Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Tel-Avivit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button