Home / Kosova / Shtatë imamëve, paraburgimi u zëvendësohet me arrest shtëpiak

Shtatë imamëve, paraburgimi u zëvendësohet me arrest shtëpiak

shtat-euml-imam-euml-ve-paraburgimi-u-z-euml-vend-euml-sohet-me-arrest-sht-euml-piak_hdGjykata e Apelit, përmes një njoftimi për medie ka konfirmuar se dje ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të 7 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit për caktimin e paraburgimit prej dy muajsh, të datës 17 tetor.

Gjykata vendosi që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të ndryshohet, ashtu që të pandehurve B.R. R, M. M, F. R , L. R ,S. S, dhe T. A t’iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe ajo t’iu zëvendësohet më atë të arrestit shtëpiak, me kohëzgjatje deri me 17.12.2014.

Kjo gjykatë, pas shqyrtimit të provave vlerësoi se edhe për këta të pandehur nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit dhe se sigurimi i tyre në procedurë do të mund të bëhej edhe me caktimin e ndonjë mase më të butë.

Gjatë qëndrimit në arrest shtëpiak personat në fjalë nuk kanë drejt të largohen nga shtëpitë e tyre përveç kur kjo është e domosdoshme për plotësimin e nevojave jetësore, ose të kryejnë ndonjë punë, dhe atë me lejen e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Atyre iu ndalohet po ashtu të komunikojnë ndërmjet veti dhe të kenë komunikime telefonike apo përmes rrjeteve elektronike.

“Në rast se pa lejen e gjykatës, ndërmarrin ndonjë veprim që bie ndesh më këtë aktvendim, atëherë gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit menjëherë”, sqaron komunikata.

Leave a Reply

%d bloggers like this: