Home / Kosova / Kosova pret sot donatorët

Kosova pret sot donatorët

donatoretPesë komuna të Kosovës do të paraqesin sot sfidat dhe problemet mjedisore dhe projektet e nevojshme për t’u realizuar para disa donatorëve që në Kosovë kanë ardhë përmes Qendrës Rajonale të Mjedisit REC.

Ky prezantim do të bëhet në një konferencë, e realizuar në kuadër të projektit “Plani Lokal i Veprimit në Mjedis (PLVM) për Qëndrueshmëri në Kosovë”.

PLVM për Qëndrueshmëri nё Kosovë është projekt i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Agjencionit Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar “Sida” dhe i implementuar nga REC, zyra në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë për Administrim të Pushtetit Lokal dhe 5 komunat partnere: Mamushё, Klokot, Ranillug, Vushtrri dhe Shtërpce.

Konferenca ka filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrës kryesor në këtë konference do të jenë: Përfaqësuesit e donatorëve kyç në Kosovë (USAID, UNDP, GIZ, Zyra e BE-së në Kosovë, etj); Përfaqësues të ambasadave të Suedisë, Finlandës, Francës, Norvegjisë, Holandës, Çeke, dhe Luksemburgut;, Zëvendës ministri i MMPH-së, dhe sekretari permanent i MAPL-së si dhe Kryetarët e komunave partnere (Mamushё, Klokot, Ranillug, Vushtrri dhe Shtërpce).

Leave a Reply

%d bloggers like this: