Ekonomia

Marrëveshje Shqipëri-Luksemburg, Veliaj: Transferim pensionesh për rreth 2 mijë emigrantë

VELIAJ4-545x350Shqiperia dhe Luksemburgu nenshkruajne marreveshjen per Mbrojtjen Sociale, e cila mundëson transferimin e pensioneve për rreth dy mijë emigrantë shqiptarë qe jetojne ne Luksemburg.

Sipas Ministrise se Mireqenies Sociale, brenda një kohe të shkurtër, Luksemburgu bëhet shteti i dytë, pas Belgjikës, që nënshkruan me Shqipërinë marrëveshjen e cila u jep mundësi emigrantëve shqiptarë të tërheqin me vete edhe kontributet e pensioneve që kanë depozituar në shtetin Shqiptar nëse vendosin të qëndrojnë në Luksemburg, ose anasjelltas.

“Në 1 janar 2015 nis zbatimi i reformës së pensioneve dhe ajo që po përpiqemi të bëjmë me keto marrëveshje dypalëshe është t’u themi shqiptarëve se nuk ka rëndësi se ku punoni, por për sa kohë që i deklaroni vitet tuaja të punës në Shqipëri apo në një vend tjetër të BE-së, ato do t’ju njihen të gjitha. Ky është një apel për qytetarët se që nga 1 janari, cdo muaj apo vit i deklaruar, sjell një pension më të lartë”, tha Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, marrëveshja e pensioneve me Luksemburgun na ndihmon të krijojmë një precedent për të kërkuar dhe lidhur të tjera marrëveshje të ngjashme me vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë. “Në momentin kur do të kemi lidhur 6-7 marrëveshje të tilla me vende të tjera të BE-së, edhe procesi i fillimit të negociatave me vendet fqinje do të jetë më i lehtë”, tha ministri Veliaj.

Ai shtoi se me nënshkrimin e marreveshjeve të tilla me vende si Belgjika apo Luksemburgu bëjnë të mundur që një emigrant shqiptar në Greqi apo Itali, mjafton të ketë punuar qoftë edhe një muaj në një nga vendet me të cilat Shqiperia ka nënshkruar marrëveshjen, mund të përfitojë njohjen e kontributeve të pensionit të fituara në secilin prej vendeve të BE-së. “

Negocimi, përafrimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për mbrojtjen sociale ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut, e më pas ratifikimi dhe zbatimi i saj në praktikë, do të realizojë mbështetjen në aspektin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të rreth dy mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në luksemburg.

Zbatimi i rregullave të koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore sipas standardeve evropiane, do të krijojë lehtësira dhe përfitime për personat e punësuar, personat e vetpunësuar dhe për anëtarët e familjeve të tyre, të cilët lëvizin brenda komunitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button