Rajoni

Kapet heroinë e fshehur në pelena, mes të arrestuarve, 2 shqiptarë

drogeeeRreth 57 kg heroinë është gjetur e fshehur në pelenat e fëmijëve, nga autoritetet e policisë turke. Mediat shkruajnë se gjatë operacionit janë arrestuar dy shqiptarë dhe dy turq, të cilët mendohet se janë pronarët e heroinës.

Arrestimi i tyre është bërë në pikën doganore të fshatit Ipsala në Turqi. Policia doganore ka ushtruar një kontroll të detajuar në automjetin e tonazhit të rëndë, sepse kishte ngritur dyshime se të arrestuarit po kryenin kontrabandë. Pasi ata përdorën sistemin e infrave të kuqe gjatë kontrollit, në pelenat e fëmijëve gjetën drogën, e cila në treg kap një vlerë prej 4.3 milionë euro.

Sipas të dhënave të arrestuarit shqiptarë janë identifikuar me inicialet D.B dhe G.L., ndërsa turqit me iniciale O.G., dhe E.B., ku ky i fundit thuhet se ishte drejtuesi i kamionit.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës. Dyshohet se bëhet fjalë për një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button