Home / Bota / Rusia do të njohë zgjedhjet e organizuara nga separatistët

Rusia do të njohë zgjedhjet e organizuara nga separatistët

ee748Rusia do të njohë rezultatet e zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale që pritet të organizohen më 2 nëntor nga rebelët prorusë në rajonet që janë nën kontrollin e tyre në Ukrainë, njoftoi sot

“Ne shpresojmë që zgjedhjet do të zhvillohen siç është rënë dakort, dhe ne do t’i njohim këto rezultate”, deklaroi Serguei Lavrov gjatë një interviste për gazetën ruse “Izvestia”.

“Ne shpresojmë se populli do të jetë i lirë të shprehet dhe se askush nuk do të vijë ta turbullojë nga jashtë”, shtoi ai.

Këto zgjedhje do të zhvillohen në dy republikat e vetëshpallura nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës

Leave a Reply

%d bloggers like this: