Home / roze / Victoria Beckham, mbretëreshë e biznesit në Britani

Victoria Beckham, mbretëreshë e biznesit në Britani

victoriaNga Spice Girl në manjate të modës. Victoria Beckham udhëheq klasifikimin e biznesmenëve britanikë më të suksesshëm për vitin 2014, hartuar nga revista “Management Today”.

Rezultatet e arritura nga ish-këngëtarja shihen nga të gjithë. Në pesë vitet e fundit të ardhurat e shtëpisë së saj të modës janë rritur nga 1 në 30 milionë stërlina, ndërsa personeli i saj nga 3 në 100 punëtorë.

Një rritje e tillë nuk ka rivalë. Victoria, pasuria e të cilës llogaritet rreth 210 milionë stërlina, ka mposhtur menaxherë të njohur e të pamëshirshëm të kompanive më prestigjoze nga ato farmaceutike tek ato të pasurive të patundshme.

“Ajo ka arritur të ndërtojë diçka reale duke u nisur nga fama e saj”, ka deklaruar Andrew Saunders, nga redaksia e revistës “Management Today”.

Marka që mban emrin e saj ka dalë në treg në vitin 2008 dhe që prej atëherë ka arritur sukses të madh në botën e modës për shkak të stilit që ajo u jep veshjeve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.