Home / Ekonomia / Nishani fton investitorët sllovenë: Tregu shqiptar ofron mundësi të shumta

Nishani fton investitorët sllovenë: Tregu shqiptar ofron mundësi të shumta

bujar-nishani

Presidenti Bujar Nishani

Ne vijim te vizites se tij ne Slloveni, Presidenti Bujar Nishani pershendeti hapjen e Forumit të përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven, që u zhvillua në Dhomën e Tregtisë së Sllovenisë.

Gjate fjales se mbajtur Nishani theksoi se me gjithë dëshirën e dy palëve dhe potencialet qё janё në dispozicion, akoma nuk po arrihet ajo çfarë pretendojmë e kemi mundёsi tё bёjmё nё marrëdhëniet e shkëmbimet tona ekonomike. “Niveli i këtij bashkëpunim nuk i përgjigjet atij politik. Por, ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për t`i çuar përpara. Ky Forum është shprehje konkrete e këtij përkushtimi”- tha ai.

Nishani shtoi me tej se Shqiperia ka përkushtimin e duhur për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, për ndërtimin e administratës publike profesionale dhe reformimin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane, për t`u ofruar shërbime cilësore qytetarëve tanë dhe për përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropian.

Tregu shqiptar, sipas tij, ndonëse i vogël, ofron mundësi të shumta falë pasurive të ndryshme natyrore, bukurive të bregdetit dhe maleve tona, kulturës dhe historisë së pasur, traditave dhe mikpritjes së njohur shqiptare.

“Shqipëria ka një fuqi punëtore të re konkurruese, të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Programet e “fondit të ekselencës” dhe “brain gain” kanë bërë një balancim të admirueshëm të largimit të trurit nga vendi, veçanërisht, në fillim të viteve 90-të. Klima miqësore ndaj biznesit ekziston dhe konsolidohet vazhdimisht. Besimin tim e mbështes te Plani Ekonomik ambicioz i Qeverisë dhe përpjekjet për të reformuar administratën në përgjithësi dhe atë fiskale në veçanti, në aftësinë e institucioneve për të luftuar informalitetin dhe korrupsionin, tek hapat e ndërmarra për një kualifikim më të mirë të forcës punëtore në përputhje me standardet e BE-së”- tha ai.

Nishani garantoi investitoret e huaj se ne Shqiperi po reformohet drejtësia, përmes një procesi transparent, të bazuar në profesionalizëm dhe që synon ta ruajë atë nga presionet politike dhe nga grupet e interesit, me qëllim që ta bëjë më efikase në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.