Bota

BB-ja: Kina do të ketë një rritje prej shtatë për qind në vitin 2015

ee755Objektivat shumë ambiciozë për rritje ekonomike mund të pengojnë përpjekjet e Kinës për të riekuilibruar modelin e saj ekonomik, paralajmëroi sot Banka Botërore (BB), që e gjykon si të përshtatshëm një objektiv prej rreth shtatë për qind në vitin 2015 për ekonominë e dytë botërore.

“Për mendimin tonë, një objektiv me tregues një rritje ekonomike rreth shtatë për qind për vitin 2015 përkon me ritmin e rritjes ekonomike të tillë që të garantojë stabilitet në tregun e punës”, velrësoi Karlis Smits, ekonomist i institutit.

“Megjithatë , të drejtosh politikën ekonomike kryesisht në funksion të objektivave të rritjes së PBB-së, rrezikon të penalizojë tranzicionin drejt një modeli ekonomik kryesisht të bazuar në konsumin e brendshëm dhe zhvillimin e shërbimeve”, theksoi ai, gjatë një konference për shtyp.

BB-ja në detajë flet për një rritje ekonomike të kinës në masën 7,2 për qind në vitin 2015 dhe 7,1 për qind në vitin 2016, dhe parashikon një rënie të lehtë gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të publikuar sot mbi vlerësimin e tyre mbi ekonominë kineze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button