Home / Bota / Shpërthen raketa që transportonte furnizime për Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar

Shpërthen raketa që transportonte furnizime për Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar

ee760-595x350Raketa “Antares” e kompanisë amerikane “Orbital Sciences” që transportonte një kapsulë të kompanisë “Cygnus” me destinacion Stacionin Hapsionr Ndërkombëtar (ISS) shpërtheu dje pak çaste pas lëshimit të saj, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejtë nga televizioni i NASA-s.

“Shpërthimi ndodhi pak çaste pas lëshimit”, tha një komentator televiziv i NASA-s që po transmetonte drejtpërdrejtë imazhet e lëshimit që prej qendrës hapsinore të “Wallops” në pjesën bregdetare e shtetit të Virxhinias.

Bëhej fjalë për hedhjen e parë që zhvillohej natën për raketën “Antares”, sipas agjencisë “Orbital”, dhe të misionit të tretë furnizuaes të organizaur nga “Cygnus” drejt Stacionin Hapsionr Ndërkombëtar.

Agjencia hapsinore ruse njoftoi sot se është gati të furnizojë urgjentisht Stacionin Hapsionr Ndërkombëtar nëse NASA ia kërkon këtë gjë, pas shpërthimit në nisje të raketës që po transportonte një kapsulë me furnizime.

“Nëse na vjen një kërkesë për të furnizuar në urgjencë Stacionin Hapsionr Ndërkombëtar me kargo amerikane nëpërmjet anijes hapsionre kargo që kemi në dispozicion, ne do ta përmbushim këtë kërkesë. Por për momentin, nuk ka pasur një të tillë”, deklaroi shefi i programit të fluturimeve nga angjencia hapsinore ruse, Alexei Krassnov, për agjencinë “Ria Novosti”

Leave a Reply

%d bloggers like this: