Kuriozitete

Fëmija që pushoi së ngrëni 1 vit më parë

djali-620x826Një vit më parë, Landon Jones ndaloi së ngrëni. Brenda natës, oreksi i 12 vjeçarit u zhduk, vetëm disa orë pasi kishte përlarë një pica dhe një tas me akullore. Kur u zgjua mëngjesin e 14 tetorit 2013, Landon i kishte humbur të gjitha ndjesitë e urisë dhe etjes, raporton ‘The Des Moines register’. Djali i dikurshëm plot energji që kishte gjithmonë dëshirë të dilte me biçikletën e tij e të luante në park me vëllain dhe shokët, ndaloi. Ai ishte i sëmurë dhe vuante nga marramendjet pothuajse të 24 orët e ditës. Prindërit  e Landon, Michael dhe Debbie, nga Waterloo, Iowa, kanë shkuar në spitalet më të mira dhe doktorët më të mirë, por asnjë mjek nuk ka mundur t’i japë një shpjegim ndërprerjes së menjëhershme dhe përfundimtare të oreksit nga ana e 12-vjeçarit.

Prindërit e tij janë përpjekur të bëjnë gjithçka në mënyrë që djali i tij të hajë, por 12-vjeçari shumë rrallë ha ndonjë kafshatë nga sanduiçi i tij apo ndonjë patatinë. Hapi tjetër që do të ndjekin tashmë është që përmes një tubi t’ia çojnë ushqimin direkt në stomak.

Dr. Marc Patterson, neurolog pediatër në ‘Mayo Clinic’, në Rochester u ka thënë prindërve të Landon se ai mund të jetë rasti i vetëm në llojin e tij në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button