Kuriozitete

Në rrugët e Nju Jorkut me xhinse dhe t-shirt, ngacmohet 108 herë në 10 orë (Video)

rrugeNjë palë xhinse dhe një bluzë pambuku. Kështu ishte veshur Shoshana B. Roberts, 24 vjeçe. Vajza eci nëpër rrugët e Nju Jorkut për rreth 10 orë, duke mbajtur me vete një videokamer të fshehtë.

Objektivi: të tregonte se si ndihet vazhdimisht një vajzë që ecën përpara meshkujve të moshave dhe kombësive të ndryshme në ‘Mollën e Madhe’.

Rezultatet e eksperimentit ishin surprizuese. Vajza mori komplimente, fishkëllima e ngacmime nga 108 persona gjatë rrugës së saj 10 orëshe.

Në disa raste madje u ndoq për disa minuta të tëra.

Projekti “10 hours of walking in Nyc as a woman“, është një nga dhjetëra eksperimentet kundër ngacmimeve në rrugë, të realizuara nga Rob Bloss për shoqatën jofitimprurëse ‘Hollaback’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button