Politika

Rama: Heqja e fashës abuzive 300 kw, nuk do të prekë të varfrit

 Kryeministri-Edi-Rama25-526x3502“Nuk do të bëjmë rritje të çmimit të energjisë dhe nuk do të lejojmë që nga heqja e fashës abuzive 300 kw të preken të varfrit”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama ndërsa rikujton bashkëbisedimin në orën 17.00 në sallën e hartave në Kryeministri, me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar lidhur me politikën e re energjetike.

“Rezultatet e operacionit të saponisur kundër vjedhjes së energjisë, flasin qartë se shënjestra kryesore janë njësitë e biznesit që paguajnë sa një familje dhe po ashtu, bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë së shpërndarjes. Çdo punonjës i OSSHE që ka vënë dorë në sahatin e elektrikut apo në linjat e furiznimit për te manipuluar konsumin në favor të klientit që vjedh energjinë, do të kallzohet për bashkëpunim në vjedhjen e energjisë – sipas Kodit Penal ndëshkohet me 5 vjet heqje lirie”, rikujton shefi i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Rama bën më dije se “sigurisht që operacioni do të shtrihet më tutje edhe tek konsumatorët familjare pasi askujt nuk mund t’i lejohet vjedhja e energjise, por një gjë duhet të jetë shumë e qartë: kush hyn në shtresat në nevojë do të marrë para shtesë për pension apo në pagën e ndihmës së ekonomike ose të aftësisë së kufizuar për të mos u prekur nga heqja e fashës “mbrojtëse”, e cila është kthyer në “mburojë e hajdutërisë jo e varfërisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button