roze

Sinead O’Conor: Miley Cyrus, një striptiste me para nëpër dhëmbë

sineadoconorQë Miley Cyrus nuk është e preferuara e Sinead O’Conor kjo dihej, por së fundmi këngëtarja irlandeze iu rikthye sulmeve ndaj ish-Hanah Montana duke e cilësuar si “striptiste që mbush gojën me kartmonedha”.

47-vjeçarja e njohur jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për aktivizimin në mbrojtje të të drejtave të femrave postoi në internet një foto të Miley Cyrus ku ajo pozon me një shumë parash mes dhëmbëve.

“Di gjë njeri se ku kanë humbur prindërit e kësaj vajze?!”, shkruan ajo duke shtuar më pas se në asnjë rrethanë nuk do të lejonte që vajza e saj të vishet apo sillet si “striptiste me gojën plot me para”.

Kjo nuk është hera e parë që Sinead O’Conor kritikon Miley Cyrus. Në 2013 në një letër të hapur drejtuar këngëtares amerikane, irlandezja e paralajmëronte se po “shndërrohej në një prostitutë të industrisë së muzikës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button