Bota

Japonia përshëndet përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën

a44Japonia përshëndeti sot një takim mes ish-kryeministrit japonez, Yasuo Fukuda dhe presidentit kinez, Xi Jinping në Pekin, duke theksuar se ky takim ishte një hap përpara për takimin e parashikuar mes liderëve të të dy vendeve aziatike.

“Që nga muaji maj, ministrat tanë të Industrisë, Transportit dhe të Punëve të Jashtme, si edhe zëvendëskryeministri Taro Aso, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarët kinezë, deklaroi shefi i kabinetit i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga në një konferencë shtypi.

“Liderët e ekonomisë së dytë dhe të tretë në botë duhet të takohen”, theksoi ai.

”Fukuda u deklaroi gazetarëve në Pekin se ai dhe Xi Jinping nuk kishin diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha nga ana e saj agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo News.

Ndërkohë, kryeministri japonez, Shinzo Abe është në pritje të një takimi me Xi Jinpingun gjatë forumit ekonomik Azi-Paqësor, që do të zhvillohet në nëntor në Pekin.

Dy liderët nuk janë takuar që në dhjetor 2012, kur Abe mori detyrën si kryeministër i vendit, ndërkohë që marrëdëhinet dypalëshe janë cënuar ndjeshëm nga një mosmarrëveshje territoriale dhe nga pikëpamjet e ndryshme për historinë e kohës së luftës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button