Kronika

Vjedhja e energjisë, arrestime në Korçë e Gjirokastër. Në vend 24 vetë në kërkim

vjedhje-energjieNë vijim të operacionit “Hajdutët e Energjisë Elektrike” , vijojne arrestimet ne gjithe vendit., Informacionet e fundit nga Gjirokastra dhe Korca njoftojne per disa te arrestuar per vjedhje te energjise elektrike.

Ne Gjirokaster jane arrestuar: F. Dajlani, vjeç 29, banues në fshatin “Lazarat” Gjirokastër; L. Gagani, vjeç 53 , banues në Gjirokastër; Shtetësja T. Margariti, vjeç 51, banues në fshatin “Jergucat” komuna “Dropulli i Sipërm” Gjirokastër dhe G. Saraçi, vjeç 54, banues në Gjirokastër.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë , pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me Punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme të energjisë elektike”- njofton policia.

Nderkohe ne Korce raportohen 5 te arrestuar per te njejten veper penale, shume syresh per rilidhje te energjise pasi ua kishin nderprere. Nje dite me pare MB njoftoi se 24 vete jane te shpallur ne kerkim per vjedhje te energjise elektrike.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button