Bota

Izraeli e gjykon të trishtuar vendimin e Suedisë për njohjen e shtetit palestinez

a48Izraeli e konsideroi të trishtuar vendimin e Suedisë për të njohur shtetin palestinez, që sipas tij do të forconte pozitat e ekstremistëve.

“Ky është një vendim i trishtuar, që do të forcojë elementët ekstremistë dhe politikën e refuzimit nga ana e palestinezëve”, deklaroi me anë të një komunikate ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.

Ndërkohë, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përshëndeti sot njohjen nga Suedia të shtetit palestinez dhe i kërkoi vendeve të tjera që ende nuk e kanë bërë të ndjekin shembullin suedez.

“Presidenti Abbas përshëndet vendimin e Suedisë, që e gjykon të guximshëm dhe historik”, tha zëdhënësi i tij Nabil Abou Roudeina.

Shefja suedeze e diplomacisë, Margot Wallstrom, njoftoi sot se qeveria e saj njihte nëpërmjet një dekreti shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë perëndimor i BE-së që merr një vendim të tillë. “Sot qeveria merr vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Është një hap i rëndësishëm që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”, njoftoi ministrja e Punëve të Jashtme në një shkrim të publikuar në të përditshmen “Dagens Nyheter”.

“Qeveria konsideron se kriteret e së drejtës ndërkombëtare për një njohje të shtetit palestinez janë përmbushur. Një territor me kufij fiks, një popullsi dhe një qeveri”, shtoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button