Bota

Malala Yousafzai jep 50 mijë dollarë për shkollat në Gaza

Malala_yousafzai.Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, do të dhurojë 50 mijë dollarë për ndërtimin e shkollave të shkatërruara në Gaza.

Ajo ka thënë se paratë do t’i ofrojë nëpërmjet një agjencie të Kombeve të Bashkuara dhe parashihet që nëpërmjet tyre të rindërtohen rreth 65 shkolla në territorin palestinez.

Malala ka thënë se synon që fëmijëve që kanë mbetur pa shkollë, t’u ofrojë “edukim cilësor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button