Bota

“Gazprom”: Nuk ka negociata pa marrëveshje për borxhin mes Kievit dhe BE-së

ee766-567x350Delegacioni rus do të rikthehet në Bruksel të negociojë mbi rregullimin e mosmarrëveshjeve mbi gazin me Ukrainën vetëm në rast se mes Kievit dhe Komisionit Evropian arrihet një marrëveshje mbi financimin e borxhit ukrainas, njoftoi sot kompania ruse e gazit, “Gazprom”.

“Komisioni Evropian duhet të bjerë dakort me Ukrainën për të regulluar problemin e financimit të borxhit të Kievit”, deklaroi zëdhënësi i “Gazprom”-it, Sergei Kouprianov.

“Në të kundërt, negociatat që pritet të rifillojnë sot në mbrëmje në Bruksel, nuk kanë kuptim”, theksoi ai.

Ministri rus i Enegjisë, Alexandre Novak, kishte njoftuar herët në mëngjes se “negociatat që filluan dje mes Rusisë dhe Ukrainës ende nuk kanë mbaruar dhe do të vazhdojnë sot në mbrëmje, kjo është kohë e mjaftueshme për të gjitha palët që të përgatisin dokumentat që duhen nënshkruar në përfundim të bisedimeve”.

Nga ana tjetër, presidenti i “Gazpromit”, Alexei Miller, theksoi më pas se “Ukraina dhe Komisioni Evropian duhet fillimisht të bien dakort mbi protokollin dypalësh që parashikon garanci financiare evropiane për Kievin para se të fillojnë negociatat”.

“Negociatat do të zhvillohen vetëm nëse pala Ukrainase dhe Komisioni Evropian bien dakort mbi këtë projekt dypalësh”, deklaroi Miller, sipas televizionit rus.

“Nëse kjo marrëvehsje nuk arrihet, nuk do të ketë asnjë negociatë dhe asnjë dokument nuk do të nënshkruhet”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button