Home / roze / “Nuk isha gati për martesën”

“Nuk isha gati për martesën”

anne-hathaway-kostum-ziAnne Hathaway kohët e fundit ka festuar përvjetorin e dytë të martesës së saj me Adam Shulman, por aktorja hollivudiane ka pranuar se jeta bashkëshortore nuk është aspak ashtu siç e priste.

“Kur u martuam më dukej gjithçka e mrekullueshme, por nuk isha e përgatitur për ndryshimin radikal të zemrës sime”, tha 31-vjeçarja për ‘The Telegraph’.

“Jam me fat që bashkëshorti im ka një punë që e lejon të udhëtojë me mua pasi e bën vetë axhendën e tij. Kemi vënë një rregull që nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit për më shumë se 2 javë”, shtoi Hathaway.

Në fillim të këtij viti Anne përfundoi xhirimet e filmit ‘Interstellar’, ndërsa aktualisht po xhiron dy filma që pritet të kenë shumë sukses: ‘Alice In Wonderland: Through The Looking Glass’ dhe ‘The Intern’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.