Politika

PD-Serjanji: Po prishen ndërtime në mënyrë selektive

Fotot-qe-deshmojne-prishje-selektive1-468x350Partia Demokratike ka denoncuar sot prishjet e ndërtimeve pa leje, qe sipas saj, po bëhen në mënyrë selektive për të favorizuar njerëzit e lidhur me pushtetin dhe favorizuar korrupsionin.

Koordinatori për Çeshtjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se “po ju paraqesim sot një rast tipik, kur INUK ndërhyn tek një biznes dhe lë pa prekur anash tij, dy lokale që janë të lidhur me qeverinë. Bëhet fjalë për nje bar pranë ambasadës amerikane. Siç tregon dhe fotoja, prishet hyrja e këtij lokalit në kat të dytë dhe dy ambjentet e tjera që gjenden në të njëjtat rrethana ligjore, nuk preken. Kjo sepse pronarët e tyre janë të lidhur me qeverinë”.

“Partia Demokratike ka ngritur një grup ekspertësh që do të trajtojnë dhe bëjnë publike çdo rast që do të paraqesin të dëmtuarit dhe i bëjmë thirrje qytetareve të denoncojnë rastet”, tha Serianji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button