Rajoni

Në 2015, ministria e Financave planifikon rreth 66 miliardë lekë investime kapitale

Tirana4-469x350Në vitin 2015 qeveria planifikon rreth 66 miliardë lekë investime kapitale, ku peshën kryesore do ta zërë infrastruktura.

Sipas projektbuxhetit të hartuar nga ministria e Financave dhe dorëzuar në qeveri ne fillim te kesaj jave, investimet publike në vitin që vjen do të zënë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. Zëri i shpenzimeve kapitale është parashikuar në vlerën e 65.8 miliardë lekë, ose 4.4 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga ky fond, me financim të brendshëm janë parashikuar 27. 5 miliardë lekë, ndërsa investimet me financim të huaj llogariten në vlerën 37.3 miliardë lekë. Fushat ku do të fokusohen dhe investimet janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Qeveria parashikon ne 2015 ndërtimin e By Passit të Fierit dhe të Vlorës, ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë, rehabilitimin e rrugës Llogora – Sarandë dhe Qafë Thanë – Pogradec.
Një peshë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit do të zërë sektori i energjisë elektrike. Për vitin që vjen planifikohet që 150 milion dollarë do të shkojnë për të investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Arsimi do të marrë rreth 500 milion lekë më shumë dhe prioritare do të jetë ndërtimi i laboratorëve, ku 25% e shkollave do të pajisjen me laboratorë shkencorë. Po ashtu, është konkretizuar edhe premtimi i qeverise për marrjen e shërbimit mjekësor falas.  Për herë të parë buxheti do të japë një fond të veçantë për programin e nxitjes së punësimit me vlerë 450 milion lekë, brenda të cilit do të përfshihen 5 mijë punëkërkues. Trajtimi i pagesës së papunësisë do të jetë për 10.500 persona për një shumë prej 1 miliarde lekë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button