Bota

Komuniteti ndërkombëtar dënon zgjedhjet separatiste në Donetsk dhe Lugansk

a73Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në rajonet ukrainase Donetsk dhe Lugansk do të zhvillohen nesër edhe pse Kievi, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja nuk i mbështesin ato, ndërkohë që mbështetja vjen vetëm nga Moska zyrtare, njoftuan burime të ndryshme.
Në këto dy rajone, ku popullsia proruse bojkotoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare ukrainase të 26 tetorit, liderët lokalë kanë paralajmëruar se ”me këto zgjedhje do të mundësohet krijimi i një qeverie legjitime”.

Kievi i ka shpallur zgjedhjet si ”false” për shkak të vetë procedurës së votimit që nuk është transparente, vetëm nëpërmjet internetit, sepse nuk ka vëzhgues ndërkombëtarë dhe u lejon votim “ushtarëve nga një shtet tjetër”.

Rusia paralajmëroi se do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të nesërme, për të cilat beson se do të jenë demokratike dhe të lira, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar, autoritetet ukrainase, BE-ja, OKB-ja, OSBE-ja dhe SHBA-ja, paralajmërojnë se mbajtja e tyre do të jetë shkelje e ashpër e marrëveshjes paqësore të Minskut.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëroi se votimi përmes internetit do të prishë procesin paqësor në Ukrainë dhe Memorandumin e Minskut.

Edhe pse BE-ja kërcënoi Rusinë me sanksione të reja në rast të përkrahjes të zgjedhjeve së nesërme, Moska deklaroi nuk do ta ndërrojë mendimin për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov theksoi se zgjedhjet në Donetsk dhe Lugansk janë “njëra nga fushat më të rëndësishme nga marrëveshja e Minskut”, ndërkohë që shefja e re e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini përkrah qëndrimin e presidentit amerikan Barak Obama, sipas të cilit “pranim të zgjedhjeve do të ketë vetëm nëse ato zhvillohen sipas ligjeve ukrainase”.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Bernadette Mihan paralajmëroi se SHBA-të nuk do të pranojnë çfarëdo lloj rezultati të zgjedhjeve dhe u bëri thirrje shteteve të tjera ta bënin të njëjtën gjë.

“SHBA paralajmëron Rusinë të mos i shfrytëzojë rezultatet e votimit si justifikim për veprime luftarake në Ukrainë”, shtoi Mihan.

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Didier Burkhalter konsideron se mbajtja e këtyre zgjedhjeve është në kundërshtim me “tekstin dhe frymën e protokollit të Minskut”.

Favoritët për fitore në zgjedhjet e nesërme janë liderët politikë prorusë të Donjetskut dhe Luganskut, Aleksandar Zaharçenko dhe Igor Plotnicki.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button