Ekonomia

Felaj dorëzon në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2015

Ermonela-Felaj-jep-konkluzionet-e-komisionit-hetimor-per-drogen-2Foto-A-446x350Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dorëzoi mëngjesin e së hënës në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2015. Në një deklaratë për shtyp, Felaj tha se qeveria dhe Parlamenti bashkëveprojnë me institucionet dhe grupet e interesit për të vendosur se si do të përdoren me sa më shumë efektivitet të ardhurat e mbledhura gjatë këtij viti, në 2015-ën.

Ministrja Felaj bëri të ditur se sektorët kryesorë që do të mbështeten nga qeveria janë arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura.
Miratimi i buxhetit 2015 brenda sesionit të vjeshtës, sqaroi ministrja Felaj, do të bëjë të mundur që të bëhet aktiv që në fillim të muajit janar. “Qeveria i jep mundësi Parlamentit nëpërmjet dëgjesave publike të marrë vendime me qëllim përmirësimin e projektit”, tha ajo. Ministrja Felaj njoftoi se në ditët në vijim do të prezantohet në Konferencën e Kryetarëve buxheti dhe paketa fiskale nga ministri i Financave për të shqyrtuar më pas në komisionet Parlamentare
Pak ditë më parë, ministri i Financave Shkëlqim Cani prezantoi disa nga objektivat e buxhetit të vitit 2015, duke renditur si kryesor mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Në 2015-ën qeveria synon të mbledhë 43 miliardë lekë të ardhura më shumë vitin e ardhshëm. Sipas Canit, të ardhurat totale rriten nga 367.9 miliardë lekë këtë vit në 410.9 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Në krahun e shpenzimeve, sipas Canit, shpenzimet totale shkojnë në 469.9 miliardë lekë nga 456.4 miliardë që janë këtë vit. Përveç detyrimit për të ulur borxhin, qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 3.3 për qind vitin e ardhshëm. Ndërsa borxhi publik pritet të ulet në 71.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button