Politika

Nis procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së

media-230-524x350Komisioni parlamentar i Medias nisi të hënën procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive ditë më parë nga Kuvendi, komisioni çel sot procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH-së.
RTSH, enti kryesor publik mediatik në vend, prej 3 vjetësh po funksionon me një këshill të vjetër drejtues, të cilit i ka përfunduar mandati, po ashtu edhe kryetarit të tij. E njëjta situatë është edhe për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, i cili prej më shumë se një viti ka dhënë dorëheqjen

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button