Home / Politika / Nishani: Guvernatorin s’e sugjeron Kryeministri, Presidenca s’është butik ku negociohen çmimet

Nishani: Guvernatorin s’e sugjeron Kryeministri, Presidenca s’është butik ku negociohen çmimet

nishani2Presidenca nuk është ndonjë butik ku çmimi i veshjeve të shtrenjta mund të negociohet”

“Nuk ka përcaktim ligjor që Guvernatori të sugjerohet nga Kryeministri”. Kjo është përgjigjja e Presidentit Bujar Nishani kur u pyet nëse Kryeministri Rama i ka sugjeruar emrin e Denada Priftit për Guvernatore të Bankës në takimin e të enjtes së kaluar.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, kreu i shtetit konfirmon edhe një herë qëndrimin e tij se dispozitat kushtetuese ia japin atij të drejtën t’i paraqesë Parlamentit një emër për postin e Guvernatorit. Nishani duket i pashqetësuar edhe për faktin se shumica ndërkohë po plotëson tri vendet vakante që janë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. “Le të bëjë Parlamenti dhe qeveria çfarë t’u duket e leverdishme. Ajo që unë si President do bëj është se në çdo rast e çdo rrethanë do zbatoj përpikëmrisht Kushtetutën dhe ligjin”, shprehet Presidenti. I pyetur për rrëzimin e dekreteve të Gjykatës së Lartë, ai thotë se Grupi Parlamentar i PS-së nuk është i prirur të respektojë Kushtetutën dhe institucionin e Presidentit teksa përshëndet qëndrimin e disa deputetëve të LSI-së, të cilët votuan pro dy gjyqtarëve. Në fund Nishani ka një mesazh edhe për vetë shumicën, e cila gjatë javës së kaluar ka kërkuar ndryshimin e mënyrës se si Presidenti dekreton gjyqtarët për në Gjykatën e Lartë. “Presidenca nuk është ndonjë butik, ku çmimi i veshjeve të shtrenjta mund të negociohet”, thotë Nishani për “Panorama”.

Zoti President, pas takimit që zhvilluat të enjten me Kryeministrin, as Presidenca dhe as Kryeministria nuk bënë të ditur çfarë u bisedua. A ju sugjeroi Kryeministri emrin e Denada Priftit për Guvernatore të Bankës së Shqipërisë?
Takimet e Presidentit me Kryeministrin janë pjesë e rutinës së marrëdhënieve ndërinstitucionale. Nuk ka arsye që hollësitë e këtyre takimeve të bëhen publike. Në funksion të seriozitetit të funksionimit të shtetit, jo gjithçka duhet bërë patjetër publike. Ka një kufi, mes të tjerash ai etik, nën të cilin nuk duhet të zbresin as institucionet, as publiku e as mediat. Kush vuan nga ndonjë sëmundje, nuk pyet çfarë bëhet nëpër laboratorët, pret të dalë vaksina ose antivirusi, të shërohet. Sa i përket emrit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, duhet të mos teprohet me spekulime. Nuk ka përcaktim ligjor që Guvernatori të sugjerohet nga Kryeministri. Guvernatorin e propozon Presidenti dhe e miraton Parlamenti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: