Horoskopi

Horoskopi për datën 3 nëntor 2014

horoskopiDashi

Sot do të keni vëmendjen e një personi, i cili do t’ju ndihmojë shumë.  Por gjithsesi ju nuk duhet të përfitoni shumë prej tij/saj. Kjo periudhë që po vjen do të jetë plot të reja dhe mundësi.

Demi

Do të bënit mirë të merrnit një vendim të rëndësishëm, pasi situata do të jetë pak në favorin tuaj. Mos e lëshoni veten duke mos besuar në qëllimet tuaja të dikurshme. Në miqësi do të kaloni momente të këndshme.

Binjakët

Nëse partneri ju kërkon pak qetësi, kjo nuk do të thotë që ai po largohet nga ju. Ai thjesht është i lodhur nga përditshmëria. Kuptojeni më shumë nëse dëshironi që të jetoni të lumtur.

Gaforrja

Ditë plot fat, ku realiteti do të ndryshojë papritur dhe e gjithë kjo falë përpjekjeve tuaja. Por mos i harroni ditët e këqija dhe mësoni prej tyre. Në dashuri do të kuptoni se meritoni edhe më shumë vëmendje.

Luani

Nëse dita do të nisë plot optimizëm dhe depresion, mbrëmja do t’ju gjej një njeri shumë entuziastë. Hëna prezente në shenjën tuaj do të ju jap shumë fat. Gëzojuni fundit të ditës atëherë.

Virgjëresha

Është koha që të përballeni me disa njerëz për të qartësuar disa situata. Bëjeni këtë qetësisht. Jeni mësuar qe në dashuri të jepni më shume, por tani do të ndodh e kundërta.

Peshorja

Sot shpresa për një të ardhme më të mirë mundë të jetë një dështim. Do bëni mirë të mos e ktheni kokën pas, dhe kështu gjithçka do të zgjidhet.

Akrepi

Perspektiva të mira për të rregulluar shtëpinë, më saktë arredimin e saj. Është koha për t’u menduar për të ardhmen si dhe për të përfituar nga disa situata. Në punë do të ndiheni të plotësuar.

Shigjetari

Mos u nxitoni për të nxjerr konkluzione pa baza, sidomos në dashuri, sepse në të vërtetë nuk është momenti i duhur. Lëkundjet tuaja të herëpashershme të humorit varen vetëm nga mendimet që ju keni.

Bricjapi

Do të merrni një telefonatë të rëndësishme, mundohuni të jeni të ëmbël dhe jo të prerë në ato që thoni. Për punën e re, insistoni shume, së shpejti do të merrni meritat e duhura.

Ujori

Nëse jeni në kërkim të një pune të qëndrueshme insistoni me disa persona të së kaluarës, që e kanë treguar veten miq të mirë. Situata ekonomike është për t’u parë. Do të shiheni një ëndërr të keqe.

Peshqit

Disa prej jush do të marrin propozime interesante pune dhe do të përballoni me entuziazëm çdo intervistë që do t’ju bëhet. Ndërsa ata që tashmë e kanë një punë duhet të japin maksimumin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button