Te ndryshme

Nevrikoseni shpejt? Ja avantazhet që keni!

Nëse keni menduar gjithmonë se të qenët një person nevrik dhe konfliktual është një problem, pasi të keni lexuar këtë artikull do të ndryshoni mendim… 

anger-managementAnger“Duhet të përmirësoj karakterin tim”, “jam shumë impulsive”, “grindem shpesh me njerëzit”…të qenët një person impulsiv nuk është aspak e lehtë përderisa rrezikohet të thyhen raportet ndërpersonale. Shpesh mendojmë se jemi të gabuar dhe se duhet të ndryshojmë personalitetin tonë. Por në të vërtetë, duket se nevrikosja ka në vetvete shumë avantazhe. Ja disa prej tyre, të sjella në vijim.

Nëse jeni nevrik:

Do të jetoni më gjatë

Sipas studimeve, italianët dhe spanjollët, të njohur për personalitetin e tyre, kanë tendencë që të jetojnë më gjatë në krahasim nga anglezët e qetë dhe të pandjeshëm. Studimet shkencore kanë treguar se mbajtja e nervave nuk është aspak e shëndetshme: ritmet kardiake rriten, por edhe presioni i gjakut. Por gjithsesi, nuk duhet të nevrikoseni në maksimumin tuaj.

Do ta keni më të lehtë që të bëni karrierë

Nëse jeni mashkull dhe pak nevrik, keni avantazhin që të jeni më bindës, sidomos në punën apo profesionin që bëni. Por sigurohuni që të kini të drejtë. Nëse kjo është një gjë pozitive për meshkujt, nuk është për femrat.

Pas “shpërthimit” të nervave, ndiheni më optimist

Sipas studiuesve të universitetit Carnegie Mellon, nëse një situatë stresuese përballohet me pak nerva, individi arrin të jetë më në kontroll sesa kur është i frikësuar dhe falë kësaj ndihet më optimist për të ardhmen.

Nevrikosja të hap mendjen

Duket e pabesueshme, por personat që duan me çdo kusht që t’ua imponojnë idetë e tyre të tjerëve, janë më mendjehapur. Ka shumë mundësi që objektivi primar i “grindavecëve”, të jetë zbulimi i të gjitha informacioneve të mundshme për “armiqtë”, për t’i mposhtur me dialektikën e tyre.

Bëni për vete shumë vajza

Sipas shkencëtarëve, femrat bien më lehtë në këmbët e atyre meshkujve që kanë një karakter kontrovers dhe shumë të vështirë për ta njohur, mbase sepse një karakter i fortë dhe dominues, lidhet me një figurë maskile dhe dominuese.

Është një gjë pozitive për jetën në çift

Po sipas shkencëtarëve, çiftet që nuk i përballojnë problemet dhe që nuk flasin për asgjë, janë më të destinuar për t’u ndarë. Ndaj çiftet duhet të grinden me njëri-tjetrin, për të mos akumuluar strese mes tyre dhe të pathëna.

Evitohen aktet kriminale

Kemi dëgjuar shpesh që të thuhet se fëmijët nuk duhet të luajnë videolojra të dhunshme, sepse përndryshe krimi dhe dhuna bëhen pjesë e rutinës së tyre të përditshme dhe se bëhen më të predispozuar për të kryer akte brutale. Por faktet tregojnë të kundërtën. Shikimi i tyre i çliron ata nga inatet, depresionet dhe mendimet e çmendura. Ata bëhen më të hapur dhe më të kontrollueshëm përballë situatave të vështira.

Jeni më të ndershëm

Personat që nevrikosen shpejt janë më të ndershëm, sepse shprehin gjithçka ndiejnë dhe mendojnë. Janë të sinqertë me të tjerët dhe me gjërat që bëjnë në jetë. Sepse janë sypatrembur!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button