Moda

Mantelet shik, tendencat për vjeshtë/dimër 2014-15

Eleganca ne këtë vjeshte kombinohet me mantelin. Veshja klasike qe na kujton vitet e mamave apo gjysheve tona, ne fakt do te dominojnë sezonin vjeshtë/dimër 2014-15 duke bere konkurrence me pallton klasike dhe xhupat. Duke sjelle një stil vintage qe na kujton shume look-un e divave te mëdha, manteli është kthyer për te qene ne tendence dhe stilistet e kane interpretuar ne shume mënyra te ndryshme. Ja cilat janë modelet ne mode te cilat nuk mund ti lini t’u ikin.

1- Mantel i gjate për vjeshtë/dimër 2014-15
Modeli i mantel qe na shtyn te guxojmë me shume është patjetër ai i gjati qe madje mund te këtë edhe një bisht te shkurtër. Është ideal për ndonjë mbrëmje mondane ose ne rast dasmash ne muajt e ftohte, mbulon, ngroh dhe shume cool. Ndërsa nëse do te zgjidhnit një mantel deri tek gjunjët, kjo do t’u bënte te ndjeheni komode ne çdo situate.

2- Mantel i shkurtër për vjeshtë/dimër 2014-15
Është me te vërtet e këndshme, ka një gjatësi deri te bërrylat dhe mbahet lehte. Mund te përdoret ne ditët e freskëta te vjeshtës apo edhe ne evente mbrëmjesh, mbase duke e bere look-un edhe me elegant dhe te ngrohte fal një pale dorezave te gjata. E dini se me çfarë mund ta kombinoni tjetër këtë mantel? Me një kapele te mrekullueshme!

3- Mantel skocez
Nëse nuk ju pëlqejnë ato një ngjyrëshe mund te provoni me një mantel plote fantazi skoceze ne ngjyrat e te bardhës dhe te zezës. Dekori skocez ju lejon te mos dukeni aq shume serioze sa ka veti te tregoje dhe vet manteli.

4- Mantel me stampa me ngjyra
Kafshe, gjethe, lule, insekte, fantazi natyrore këtë vit dominojnë skenën dhe mund te gjenden edhe tek mantelet te cilat bëhen me te vërtet te bukura. Nëse nuk keni frike për te guxuar me ngjyrat do te transformoheni ne flutura me ngjyra qe kalojnë erërat e ftohta te dimrit fal stilit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button