Rajoni

Brukseli: Parashikohet rimëkëmbje ekonomike e ndjeshme për Greqinë

ee796Greqia do i kthejë kurizin gjashtë viteve recesionm dhe rritja e saj ekonomike do të përshpejtohet duke arritur 3,7 për qind në vitin 2016, me një papunësi në rënie dhe një përmirësim të financave të saj publike, sipas parashikimeve të bëra sot nga Komisioni Evropian.

Vendi do të ketë një rritje modeste për këtë vit, 0,6 për qind, më pas 2,9 për qind në vitin 2015 dhe 3,7 për qind në vitin 2016, ose të njëjtin nivel si Irlanda. Të dy vendet që u prekën fuqishëm nga kriza, do të arrijnë nivelin më të lartë të rritjes ekonomike në zonën euro për vitin 2016.

“Rimëkëmbja kaq e pritur nga Greqia mbështetet nga konsumi dhe eksportet, falë turizmit dhe sektorit detar, si dhe dobësimit të euros”, njoftoi ekzekutivi evropian në raportin e tij. Në vitin 2016, reformat strukturore pritet të sjellin frytet e tyre.

Në të njëjtën kohë, papunësia do të zvogëlohet, duke kalaur nga 26,8 për qind këtë vit në 22 për qind vitin 2016. Deficiti publik do të arrijë 2,8 për qind kët vit, 2,5 për qind në 2015 dhe 2,2 për qind në 2016.

Madje balanca e llogarive publike do të jetë tepruese për vitin 2016 (plus 1,3 për qind), pas një deficiti prej 1,6 për qind në vitin 2014 dhe 0,1 për qind në vitin 2015, sipas Komisionit Evropian. Si përfundim borzhi i përgjithshëm do të jetë 168,8 për qind vitin që vjen dhe 157,8 për qind vitin 2016.

Por pasiguritë janë të shumta për sa i përket të ardhmes në trema afat shkurtër për vendin. Kryeminsitri Adonis Samaras kërkon që të lirojë sa më shpjetë greqinë nga tutela e BE-së dhe FMN-së, por shumë dyshojnë për kapacitetin e Greqisë që të financohet e vetme në tregjet botërore

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button