Kosova

Zyrtarët e BE-së të zhgënjyer me EULEX-in

zyrtar-euml-t-e-be-s-euml-t-euml-zhg-euml-njyer-me-eulex-in_hdDy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kanë zhgënjyer anëtarët e Parlamentit Evropian, pasi kanë refuzuar të tregojnë detajet e skandalit të korrupsionit në EULEX, mision i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Fernando Gentilini, drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, ESAS, si dhe Keneth Deanne, një britanik që mbikëqyrë misionet e BE-së, janë përballur me shumë pyetje në Parlamenti Evropian të hënën, pas skandalit të cilin e publikoi gazeta “Koha Ditore”.

Ata insistuan se për këto çështje do të flisnin prapa dyerve të mbyllura për mediet. Por përkundër sekretit të këtij takimi, ata nuk kanë treguar detajet për korrupsion, pasi sipas tyre, është duke u zhvilluar hetim i brendshëm në EULEX.

Një burim brenda parlamentit, i cili mori pjesë në mbledhjen e anëtarëve të BE-së, ka thënë për EUobserver se Gentilini me vështirësi ka folur në mikrofon dhe anëtarët e komitetit ishin të zhgënjyer me këtë veprim, transmeton Koha.net.

“Ata [Gentilini dhe Deanne] i treguan Parlamentit Evropian të njëjtat gjëra të cilat i dinin ata nga raportimet e medieve… të gjithë ishin të zhgënjyer me faktin se nuk morën informata të detajuara”, ka thënë burimi.

Raportohet se anëtarët e Parlamentit, kanë kërkuar që, zyra e BE-së kundër mashtrimeve, (Olaf) të merret me akuzat e EULEX-it. Propozimi tjetër ishte që të rekrutohet një hetues i pavarur nga një shtet i BE-së.

Eduard Kukan, anëtar i Parlamentit Evropian, ka thënë se EULEX-i duhet të hetohet nga hetuesit e pavarur. “Këto akuza tashmë e kanë dridhur kredibilitetin e tij [EULEX-it]”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button