Kosova

Ftesë qytetare për të diskutuar mbi krizën në Kosovë

ftes-euml-qytetare-p-euml-r-t-euml-diskutuar-mbi-kriz-euml-n-n-euml-kosov-euml_hdAktivistët e shoqërisë civile Shpend Kursani, Rron Gjinovci, si dhe Shkelzen Gashi, të mërkurën, në ora 12, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare, kanë organizuar debat të hapur me qytetarët për të diskutuar mbi gjendjen e vështirë sociale, ekonomike dhe politike në të cilën për momentin po kalon Kosova, me diskutimin e temës “Çka me ba”

Ata në një komunikatë për media kanë sqaruar se “duke ndier përgjegjësinë qytetare që vjen prej situatës politike, ekonomike dhe sociale të krijuar prej vitesh në Kosovë, na është forcuar bindja se ka ardhë koha për nji përpjekje qytetare për ndërrime rranjësore në shoqninë tone”.

Sipas organizatorëve të këtij takimi me qytetarë, skandalet që “pëlcitën” ditëve të fundit në EULEX, e kanë sjellë secilin përpara pyetjeve t’mëdha, duke shtuar se “nëse dikund ka pasë ndonji shpresë se faktori ndërkombëtar ka me ndërru ndonjiherë gjendjen në Kosovë, jo veç për sa i përket korrupsionit, këtyne ditëve secili është bindë se kjo nuk ka me ndodhë, t’paktën jo pa trysni të qytetarëve të Kosovës”.

“Distanca e t’ashtuqujtunve ‘përfaqësus’ politikë të popullit të Kosovës me qytetarët e Republikës, është arsyja pse ata përcjellin interesat e tyne e jo të Republikës. E ajo distancë vjen prej orientimeve të tyne përfituse. Ata e dëshmun’ tashma se asgja tjetër veç interesit të vet, nuk është në planet e tyne për sa i përket çashtjes sonë publike. Jeta jonë është vështirësu tejmase. Varfnia shtohet përditë. Papunësia e të rinjve po shkakton thellimin e nji depresioni kolektiv të tyne. Mungesa e perspektivës shoqnore e ekonomike e ka demoralizu secilin. Për këto dhe pakufi arsye t’tjera, jeta po vështirësohet çdo ditë e ma shumë. Prandaj, ju ftojmë me u mbledhë e me diskutu për këtë situatë. Me pa cilat janë mundësitë tona si qytetarë të Republikës për me e ndryshu këtë përditshmëni e me projektu bashkë si do të duhej me kanë e ardhmja jonë si shoqni. Na jena të bindun që mundemi shumë ma mirë se sa duket në horizont, dhe se kjo ‘ma mirë’ arrihet veç me angazhim qytetar. Le të përpiqemi bashkë!”, (sic) thuhet më tej në komunikatë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button