Kronika

Tentativa e arratisjes në burgun e Peqinit, 7 gardianë të arrestuar

Shkon në 7 numri i gardianëve të burgut të Peqinit të vënë në pranga nga policia, pas tentativës për tu arratisur të 4 të dënuarve. Policia ka arrestuar pasditen e sotme gardianin Fatmir Aliaj. Ditën e shtunë Kanë tentuar të arratisen sërish të burgosurit me rrezikshmëri të lartë, që u arratisën nga burgu i Drenovës, vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri.

burg

Të transferuar në burgun e Pelqinit, pas arratisjes gati një vit më parë, vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, të shoqëruar nga Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë dashur t’ja mbathin sërish, por nuk ia kanë dale kësaj here të realizojnë një tjetër arratisje spektakolare.

Sipas të dhënave të Prokurorisë, thuhet se falë ndërhyrjes së Prokurorisë Elbasan dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u parandalua arratisja e të dënuarve për vepra të rënda penale.

Pas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit dhe Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, ditën e Shtunë, 01/11/2014, janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Peqinit dhe një shtetas nga Shkodra, të akuzuar se, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur kërkesën për masë sigurie “arrest me burg” për 5 zyrtarët e burgut dhe një shtetas tjetër, të cilët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 323, 248, 186 dhe 245/1 të Kodit Penale. Kërkesa e Prokurorisë është pranuar nga gjykata dh gjatë ditës së shtunë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për shtetasit:

Avni Biça, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.

Gëzim Beheluli, dtl. 1966, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.

Bilbil Ymeri, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.

Abedin H, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.

Petrit Marnoj, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.

Ndërsa forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin e shtetasit Jetmir Guzi, i datëlindjes 1981, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimin për përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button