Home / Ekonomia / Posta për ushtarakët-Ministria e Mbrojtjes, marrëveshje me Postën Shqiptare

Posta për ushtarakët-Ministria e Mbrojtjes, marrëveshje me Postën Shqiptare

10428558_795711490492384_7158417155874097471_n-525x350Ministria e Mbrojtjes dhe Posta Shqiptare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rrit transparencën dhe ofron shërbim të shpejtë e cilësor ndaj qytetarëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do t’i ofrohet ndihmë një kategorie të rëndësisë së lartë, siç janë Forcat e Armatosura apo të gjithë atyre që shërbejnë në sistemin ushtarak, por edhe familjarëve të tyre. Gjithashtu ofrimi i shërbimit përmes Postës Shqiptare shmang korrupsionin, shkurton procedurat burokratike, duke shkurtuar dhe kohën e marrjes së këtij shërbimi.

Për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kjo marrëveshje duhet të ishte ofruar shumë kohë më parë, por për fat të keq ka munguar. “Marrëveshja do t’i shërbejë si ushtarakëve që aderojnë në FA, ashtu edhe atyre që janë larguar nga FA. Ajo duhet të shtrihet në të gjithë vendin, dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje burokracitë eliminohen, eliminohet korrupsioni dhe mundimi i njerëzve që duhet të vinin këtu, kostot e tyre dhe kostot tona, të gjitha bashkë”, është shprehur Kodheli.

Ministria e Mbrojtjes, marrëveshje me Postën Shqiptare

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare,  Lazimi u shpreh se, për ne është kënaqësi të kemi partneritet me institucionet publike, siç është edhe Ministria e Mbrojtjes, dhe besoj që kjo do të jetë një histori suksesi për Postën Shqiptare, e cila ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë dhe në shërbim të qytetarëve, në këtë rast edhe të ushtarakëve.

Ky shërbim do të ofrohet tashmë në 35 qytete të vendit, në 50 zyra postare. Në këtë mënyrë, Posta Shqiptare u kursen kohën qytetarëve dhe ish-ushtarakëve, njëkohësisht u ofron atyre një shërbim shumë ekonomik, duke aplikuar një tarifë unike prej 150 lekësh për të gjithë procedurën e veprimeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: