Politika

Vrasja e katërfishtë-PD: Edi Rama të japë llogari para qytetarëve

Aldo_Bumci2nentor-515x350Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat sot, kërkoi që Kryeministri Edi Rama të japë llogari për vrasjen e 4 njerëzve një ditë më parë.

Deputeti Bumçi ka kërkuar përgjigje për disa pyetje; Përse ishte i paprekshëm vrasësi? Përse policia nuk zbatonte urdhërin e ndalimit? Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez?

“Edi Rama është sot para një përgjegjësie publike që e lidh me vrasjen e katërfishtë në Tiranë. Ai duhet të japë llogari para qytetarëve të vendit për këto fakte. Përse vrasësi ishte i shpallur në kërkim nga policia për vepra të rënda penale dhe nuk ndalohej? Kush e kishte porositur Policinë të mos zbatonte urdhërin për ndalimin e vrasësit? Kush i kishte dhënë imunitet vrasësit që të bridhte lirshëm me pistoletë në brez? Pse ishte i paprekshëm vrasësi, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe autor i një vrasjeje tjetër?”, janë disa prej pyetjeve që shtron deputeti Bumçi.

Related Articles

Comente

  1. Shqiperia eshte e mbushur me kriminela biles furnizon edhe boten me te tille prandaj kemi namin dhe na njohin te gjithe. Shqiperia eshte nje kantjer i DROGES qe qeveria per 8 vjet e la te lulezoje.Fatkeqesia nuk mbaron se prodhojme me shume droge dhe buken e blejme,por femijet tane po humbasin perspektiven dhe po gjejne prehje tek droga;-tek kjo murtaje e zeze qe shkaterron jo vetem personat qe jane te varur prej saje por dhe familjet e tyre. Ne shqiperi ndoshta pak njerez e kuptojne qe droga per ate qe e merr eshte nje RRUGE pothuajse,PA KTHIM. PRANDAJ jepni llogari per kete dem te madh qe i keni shkaktuar familjeve shqiptare dhe pastaj kerkoni llogari .KA me qindra raste vrasjesh te kesaje natyre. MEGJITHESE KJO ESHTE NJE TRAGJEDI —NUK ESHTE KRYER ME GJAKFTOHTESI DHE PARAMENDIM( SHKAKU I VARESISE NGA DROGA)—–POR SHIHNI GERDECIN –NJE KRIM GJAKFTOHTE I ORGANIZUAR..

  2. REDAKSISE: TE NDERUAR REDAKTORE: DO TE JU LUTESHA QE KOMENTINTIN TIM TE ME SIPERM PER VRASJEN E 4 PERSONAVE NE NJE LOKAL TE TIRANES MOS TI JEPNI ATE KONKLUZION .ESHTE E KUNDERTA E ASAJ QE KENI KONKLUDUAR JU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button