Ekonomia

Krijimi i një sporteli të vetëm për zhdoganimet, objektivi i qeverisë

dogana3-660x333Qeveria planifikon krijimin e një sporteli të vetëm për zhdoganimet brenda një periudhe tre-vjeçare. Sporteli i vetëm për kontrollet doganore është një sistem që mundëson dhënien e informacionit nga ana e aktorëve të përfshirë në procedura doganore në mënyrë simultane, në të njëjtin vend dhe në formë të standartizuar. Subjektet paraqesin një mori liçencash/lejesh/autorizimesh, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me qarkullimin dhe tregtimin e mallrave. Përsa u përket elementeve të të dhënave që duhet të përmbajnë këto dokumentacione të nevojshme për zhdoganimin e mallrave, ka një koordinim të vogël mes institucioneve/agjencive të përfshira në proces. Për të dhënë një informacion pothuajse të njëjtë për institucione të ndryshme kompanitë duhet të paraqesin dokumenta të formateve të ndryshëm. Mungesa e standartizimit të të dhënave rezulton në uljen e efiçencës dhe besueshmërisë, si për administratën ashtu edhe për sektorin privat. Kjo ndikon në kosto dhe kohë të lartë administrative për importuesit dhe administratën doganore. Burime nga ministria e Financave thanë se zgjidhja e qëndrueshme dhe afatgjatë e këtij problemi do të jetë krijimi i sportelit të vetëm brenda një periudhë tre-vjeçare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button