Home / Politika / Nishani-Hamaček: Çekia mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Nishani-Hamaček: Çekia mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-priti-Kryetarin-e-Parlamentit-të-Republikës-së-Çekisë-Jan-Hamáček-564x350Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u takua sot me kryetarin e Parlamentit Çek, Jan Hamáček, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Çekisë, duke shtuar se vizita e kryeparlamentarit çek tregon konsolidimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve.
Në këtë drejtim, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë, për ndihmesën e Çekisë dhe institucioneve çeke për vendin tonë në përmbushjen me sukses të aspiratave integruese, duke nënvizuar se Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një projekt përpara, që është anëtarësimi në BE.
“Ky është një proces i gjatë, që kërkon reforma të thella në drejtim të konsolidimit të demokracisë, institucioneve dhe ekonomisë, i cili ka nevojë për partneritetin, miqësinë dhe asistencën e miqve dhe partnerëve tanë, ku natyrisht Çekia zë një vend kryesor”, theksoi Presidenti, duke shprehur gjithashtu bindjen se Çekia mund të luajë një rol inkurajues dhe mbështetës, por dhe asistues në integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kryeparlamentari çek Jan Hamáček shprehu bindjen në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Çekisë në mjaft fusha, si ajo tregtare, kulturore, turizëm, etj, dhe sidomos në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm mes komisioneve të ndryshme parlamentare, kjo në kuadër të ofrimit të ekspertizës çeke në procesin e ndërlikuar eurointegrues. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti  Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jan Hamáček  (1)
Kryeparlamentari Hamáček vuri në dukje se rajoni i Ballkanit Perëndimor është tashmë i përgatitur për të hyrë në Bashkimin Evropian duke qenë se e meriton anëtarësimin dhe e siguroi Presidentin e Republikës se Çekia do të bëjë gjithçka ka në dorë në këtë drejtim, duke qenë se e konsideron si përparësi përmbushjen e aspiratës së të gjitha vendeve të rajonit tonë për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: