Kronika

“Hajdutët e Energjisë”/ Arrestohet një person në Korcë, nje procedohet në gjendje të lirë

policia_18-318x320Policia e Korçës ka arrestuar nje shtetas mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një tjetër, në kuadër të operacionit “Hajdutët e Energjisë”.

Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjnë të ditur se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme është realizuar  arrestimi në flagrancë i shtetasit Gafur Berberi, vjeç 57, banues në lagjen nr.1 Pogradec. Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike në mënyrë të paligjshme, për të furnizuar një pallat, një punishte druri dhe tre dyqane në pronësi të tij, edhe pse në datë 31.10.2014 nga ana e OSHEE i është ndërprerë energjia si debitor.

Krahas këtij rasti, Policia e Korçës ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë për shtetasin Kastriot. B, vjeç 67 , banues në fshatin Plevishtë-Pogradec. Procedimi ndaj tij nisi, pasi  rreth orës 13.00, ka bërë kallzim shtetasi E.P, teknik elektriçist dhe shef i grupit operativ te energjisë elektrike për zonën e fshatrave Pogradec, i cili deklaron se shtetasi i mësipërm dyshohet se ka nderhyrë në matësin elektrik të baneses së tij, cka u verejt nga ana e grupit të kontrollit të OSHEE në datën 04.11.2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button