Te ndryshme

Libri që gjendet në çdo shtëpi në Iran

iranNë Iran, dy libra mund t’i gjesh në çdo shtëpi – Kuranin dhe Hafezin. Njëri i lexuar, tjetri jo. Për të kuptuar këtë shaka, nuk duhet veçse t’u bashkohesh miliona njerëzve që rregullisht vizitojnë varrin e Hafezit, poetit të shekullit të 14-të nga Shirazi dhe hero kombëtar i Iranit.

Atmosfera në varrin e tij është e qetë, e lumtur dhe pa telashe – Irani në gjendjen e vet më të mirë. Ditën dhe natën varri i ngritur mbi një platformë të lartë të rrethuar nga aroma e këndshme e trëndafilave të kopshtit, kanalet e ujit dhe pemë portokalli, është shumë i vizituar nga adhuruesit e përkushtuar të Hafezit, të cilët recitojnë vargjet e tij dhe i njohin veprat e poetit.

Hafezi përfaqëson të gjitha kompleksitetet e pasura të identitetit iranian. Përdorimi i tij brilant i metaforave në gjuhën farsi, i bashkon akoma më shumë adhuruesit mes tyre dhe me heroin.

Por ka edhe një arsye tjetër përse varri është kaq i famshëm dhe i vizituar.

Në Republikën e sotme Islamike të Iranit, është e vështirë të shprehësh rezistencë ndaj pushtetit.

Elita klerikale që drejton vendin është e konsoliduar me shumë pushtet. Dhe përdor retorikën e revolucionit kur përplaset me opozitën. Fytyra e buzëqeshur e Presidentit Hassan Rouhani ka projektuar një imazh të ri jashtë vendit, por brenda tij kushdo thotë se gjërat janë bërë më keq, më shtypëse dhe ka më shumë ekzekutime se më parë.

Por, të mos rënët dakord mund të shprehet në shumë mënyra. Falë Hafezit, Shirazi është një nga qytetet më liberale të Iranit.

Në vend, femrat i detyron ligji që të mbulohen nga koka te këmbët, por në Shiraz gratë mund të vishen pak më ndryshe sesa standardi i ngurtë iranian, duke ndryshuar disi frymën e përgjithshme.

Shalli i detyrueshëm ka më shumë ngjyra dhe është i kapur sipas modës në pjesën e pasme të kokës, duke lejuar që të mos mbulojë flokët. Të rinjtë mund të veshin edhe rroba të modës dhe të ndihen pak më të lirë.

Larg nga fshehja e linjave femërore, siç e kërkojnë rregullat, veshjet janë më të gjalla për të rinjtë dhe të moshuarit. Po ashtu, burrat e gratë bisedojnë lirshëm, pa kufij mes tyre.

Ky është Irani në mënyrën e tij më të mirë, larg prej konservatorizmit fetar që kërkon të nënshtrojë popullatën e vet.

Një aktor i famshëm mbërrin për t’i dhënë respektin e tij poetit të njohur, teksa fansat e përshëndesin. Teksa dielli zhduket nga qielli dhe hijet i bien përreth varrit, atmosfera bëhet akoma më festive. Njerëzit fillojnë të këndojnë dhe të recitojnë poezitë e tyre të preferuara.

Fëmijët pllaqurisin këmbët në pellgje dhe u drejtohen të gëzuar prindërve të tyre.

Skena bie ndesh me Iranin në përgjithësi, por falë politikës së arsimimit të liderit fetar, ka disa ndryshime befasuese në shoqërinë iraniane.

Më shumë femra sesa meshkuj po diplomohen tani nga universiteti. Shkalla e lindjeve ka rënë shumë, duke shkuar në një fëmijë për familje, saqë klerikët kanë ofruar ndihmë financiare për çiftet që bëjnë më shumë. Shumica refuzojnë, duke thënë se është shumë e kushtueshme të kesh më tepër se një fëmijë.

Ndërsa Perëndimi mbetet i fiksuar pas programit bërthamor të Iranit, është një sekret i hapur që klerikët dhe biznesmenët me lidhje të forta, arrijnë t’i tejkalojnë sanksionet.

Kartat perëndimore të kreditit nuk lejohet të përdoren brenda Iranit. Fatkeqësisht, për ata që drejtojnë fenë në vend, poezia mistike e Hafezit, përveç gëzimit për dashurinë dhe verën, shënjestron edhe hipokrizinë fetare.

Ata që luten në publik, mund të sillen ndryshe kur mbeten vetëm, sipas poetit. Ndalimet nuk janë temë e re në Iran, në vend nuk lejohen rrjetet sociale dhe as mediat e huaja. Rouhani ka kërkuar që kufizimi i internetit të jetë më i pakët, por fjala e fundit për çështje të tilla i takon liderit suprem, i cili nuk ka thënë gjë deri më tani.

Të përqafuar pas ideologjisë së heroit kombëtar të Iranit, Hafezit, njerëzit enden në varrin e tij dhe përkujtojnë fjalët e atij që asnjë fe nuk mund ta kufizojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button