Te ndryshme

Gjashtë fobitë të cilat ju pengojnë që të realizoni ëndrrat

workËndrrat me sy hapur, fantazia, imagjinata e një realiteti perfekt, na lejojnë që të mos humbasim shpresat dhe të ndihemi ende gjallë. Ndaj, nëse keni një punë dhe jetë monotone nga çdo pikëvështrim, mos i braktisni ëndrrat tuaja por ndiqini ato, mos jetoni më një makth. Por cilat janë fobitë më të përhapura që ju pengojnë të realizoni ëndrrat dhe dëshirat tuja? Ju ftojmë të lexoni në vijim…

1. Frika se nuk mund të bëni para

Disa persona besojnë se të kesh shumë para do të thotë gjithçka në jetë. Por ja që paratë nuk ju bëjnë të lumtur: nuk duhet të kontrolloheni nga diçka që mund të zhduket në një sekondë. Realizimi në fushën profesionale, sentimentale dhe familjare, është me të vërtetë sadisfaksion i madh.

2. Frika se mos mbeteni pa miq

Ndonjëherë, miqtë nuk mund të frekuentohen shpesh për shkak të impenjimeve personale, punës etj. Është e vështirë të pajtohesh me kohën e lirë të të tjerëve, por në qoftë se ata janë me të vërtetë miq, do të jenë të kuptueshëm dhe do të gjejnë zgjidhje për t’u takuar. Përndryshe, “më mirë vetëm se sa të keqshoqëruar”.

3. Frika se mos mbeteni vetëm

Çdokush nga ne është i ndryshëm edhe për ëndrrat që ka. Nëse prisni që të gjeni një person, i cili do t’ju kuptojë gjithmonë në atë që doni dhe në atë që bëni, atëherë e keni gabim, sepse do të zhgënjeheni. Të ndjekësh ëndrrat do të thotë të heqësh dorë nga diçka; vetëm nëse do të keni fat, do t’i keni të gjitha ato që doni në të njëjtën kohë.

4. Frika nga dështimi

Suksesi nuk duhet të përcaktohet nga të tjerët. Zgjimi në mëngjes dhe sforcimi për të çuar përpara objektivat, mund të përcaktohet një sukses me veten. Nëse jeni të lumtur me ato çfarë keni, nuk duhet të ndikoheni nga negativiteti i personave që ju rrethojnë. Jeta nuk duhet të përcaktohet asnjëherë nga të tjerët.

5. Frika nga mosvlerësimi

Nëse një person, qoftë edhe një, ndihet mirë në shoqërinë tuaj, duke dëgjuar fjalët tuaja, duhet të jeni të kënaqur me veten, sepse keni pasur mundësinë që të ndryshoni idenë e një personi për ju.

6. Frika e mungesës së talentit

Ndonjëherë është e nevojshme që të përsërisni diçka dhjetë herë, përpara se të keni sukses. Jo të gjithë realizohen me të njëjtën lumturi. Por nuk duhet të dorëzoheni. Kur ndiqet një ëndërr, nuk bëhet sepse ajo është gjëja e duhur, por sepse gjithçka tjetër ju bën të ndiheni inferiorë, sikur po “notoni” në një jetë që nuk ju përket.

Ndaj, ndiqini ëndrrat tuaja gjithmonë: kur gjithçka do të realizohet dhe kur të hidhni shikimin pas, do të buzëqeshni për përpjekjet e bëra për të arritur atë që keni dashur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button