Ekonomia

Ahmetaj: Paketa Fason, sukses i komunikimit biznes-qeveri

Arben-Ahmetaj-noaMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ,vlerësoi sot në seancën plenare në Kuvend rezultatet e arritura brenda pak muajve që nga miratimi i Paketës mbështetëse për industrinë fason, me rritje punësimi, ngritje ndërmarrjesh të reja, interes nga të huajt për të ngritur fabrika të reja në Shqipëri.

Paketa mbështetëse për industrinë fason e miratuar në muajin Prill pas një sërë konsultimesh që nisën në fillim të muajit janar.
“Paketa fason tregon si duhet të jetë komunikimi qeveri-biznes”, tha Ahmetaj, që shpjegoi hapat që u ndoqën në tre muajt e parë të këtij viti, takimet me përfaqësues të industrisë fason, bizneset, ku 10 u vizituan nga kryeministri Rama, konsultimet me dhomat e tregtisë, u shqyrtuan propozimet, etj.
“Që nga 21 prill, kur u prezantua paketa me 32 masa mbështetëse, hapat e hedhura janë premtuese”, tha ministri, duke nënvizuar mes të tjerave, se “shumë ishin skeptikë për efektët e paketës dhe industrisë, por shifrat tregojnë se nuk kanë pasur të drejtë”.
Sipas tij, deri tani, nga 32 masa që përfshin paketa, janë realizuar 23 masa, ndër to 14 akte ligjore, vendime qeverie, është miratuar ulja e cmimit të tokës për qeratë dhe ato me emfitezoë me tarifë simbolike 1 euro.
“Dje Qeveria përfshiu dhe sektorin e agroindustrisë për qeratë”, tha Ahmetaj.
Ministri njoftoi se MZHETS ka lidhur deri tani dy kontrata qeraje për industrinë fason, 2 të tjera janë në proces, ndërsa në konkurrim edhe 3 kompani të tjera.
Ministri parashtroi 3 programet që janë zbatuar sivjet me mbështetje financiare 36 milionë lekë, ndër të cilët Fondi i konkurshmërisë me 20 milionë lekë, ku përfitues janë 19 biznese, Fondi i novacionit ku janë miratuar 27 projekte me grantin prej 19 milionë lekë dhe Fondi për industrinë kreative, ku 13 kompani kanë përfituar 6,1 milionë lekë.
“Nga këto fonde përfitues sivjet janë dhe 11 kompani që operojnë në fushën e industrisë fason”, tha mes të tjerave Ahmetaj, duke shtuar se 60% të fondeve të punësimit i kanë përfituar bizneset e fasonit.
“Këto fonde janë më të mëdha nga vitet e tjera”, tha ministri, duke premtuar fonde më të mëdha në vitin 2015.
Për vitin 2015 ministria e Zhvillimit ka nisur edhe dy programe të reja, sikurse Fondi për sipërmarrjen femërore dhe Fondi për bizneset e reja Start-Up.
“Ne synojnë mbështetetje financiare për 4 vjet për më se 500 biznese femërore”, tha ministri, ndërsa cilësoi se për bizneset e reja “start up” synohet përmirësimi i kushteve për nisjen e bizneseve të reja me fondin 25 milionë lekë për 4 vjet.
“Këto dy fonde u miratuan në shtator”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button