Home / roze / “E kam provuar kokainën”

“E kam provuar kokainën”

tatum-HRChanning Tatum ka pranuar se në të kaluarën e ka provuar kokainën në dy raste kur punonte si striptist në Florida, por ka këmbëngulur se kurrë nuk ka pasur probleme me substancat e ndaluara.

Aktori 34-vjeçar tha për ‘Hollywood Reporter’ se nuk ka qenë kurrë i varur: “Nuk mund të them se isha i varur nga droga pasi nuk e merrja rregullisht. Thjesht provoja gjëra të reja dhe kurrë nga të rëndat. Vetëm kokainën e kam përdorur 2-3 herë.”

Tatum theksoi se më shumë ka konsumuar alkool, por sipas tij kjo gjë nuk përbën problem: “Nuk e kam parë dhe nuk e shikoj pijen si problem.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: