Home / roze / Swank: Nuk kisha besim te vetja

Swank: Nuk kisha besim te vetja

hillary-manhattanKa fituar dy çmime Oscar dhe është një nga aktoret më të kërkuara, por Hillary Swank thotë se asnjëherë nuk ka pasur besim te vetja, sidomos në fillimet e karrierës.

Në një intervistë për revistën ‘Manhattan’, 40-vjeçarja tha se kur ishte e re duhet t’i besonte më shumë instinkteve të saj: “Kam qenë e frikësuar dhe nuk i besoja vetes. Njeriu e di se çfarë është më e mira për të, e ka të lindur. Por, unë kisha frikë t’i besoja instinkteve të mia dhe për këtë arsye isha e dobët.”

“Tani që kam mbushur 40 vjeç nuk ndihem më e vetmuar. E di që eksperiencat që i kam kaluar unë i kalojnë edhe të tjerët”, shtoi Swank.

Aktorja zbuloi gjithashtu se merr frymëzim nga rolet që ka interpretuar: “Më pëlqejnë femrat që sfidojnë stereotipet pasi ato na kujtojnë se femra është e aftë të bëjë gjithçka.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: