Bota

Kush e vrau Osama Bin Ladenin?

kush-e-vrau-osama-bin-ladenin_hdNë Shtetet e Bashkuara opinioni publik ndjehet i çoroditur nga deklaratat e fundit të 38-vjeçarit Robert O’Neil, ish-pjesëtar i skuadrës speciale që ekzekutoi Osama Bind Laden, 2 majin e vitit 2011.

Në një intervistë dhënë për “Washington Post”, O’Neil pretendon autorësinë e goditjes përfundimtare ndaj themeluesit të Al Kaedas.

Por këto pretendime bien në kundërshtim me atë që pretendohet nga një tjetër ish-anëtar i Navy Seal.

Matt Bissonnette në një libër të publikuar në 2012 me emrin e artit Mark Owen, merr autorësinë mbi ekzekutimin e Bin Laden, mbi goditjen përfundimtare të tij.

Megjithatë Bissonnette nuk hodhi poshtë pretendimet e O’Neil, por as i pohoi ato.

“Dy persona të ndryshëm tregojnë dy histori të ndryshme për dy arsye të ndryshme. Nuk dua të komentoj asgjë nga ato që ka thënë ai”, deklaroi ai për NBC News.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button