Politika

Prezantohen koordinatorët e PD-së, Basha: Janë një pasuri e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot koordinatorët kombëtarë të Partisë Demokratike, duke vlerësuar angazhimin e tyre në partinë që ai drejton.

basha_koordinatoret

Basha theksoi se, “ribashkimi, hapja dhe ripërtëritja kanë bërë që në PD të vërshojnë dhjetëra dhe qindra intelektualë”.  “Janë një pasuri e madhe për PD, janë një pasuri e madhe për Shqipërinë. Shqipëria e re, Shqipëria demokratike, e ka gjeneratën e nisjes së re. Më të mirët në formim dhe në virtyte janë fati i saj. Vlerësoj dhe i përgëzoj nga zemra për rezultatet e arritura, për sukseset e derisotme në karrierat profesionale dhe i falënderoj që kanë zgjedhur të kontriburojnë në PD sot në opozitë dhe nesër në qeveri”, deklaroi Basha.

Kryetari i PD-së theksoi se demokratët synojnë të bëjnë gjithçka për të realizuar një ndryshim themelor, pozitiv në politikën e vendit.

“PD është e vendosur të garantojë të gjithë hapësirën dhe mbështetjen ndaj çdo qytetari që propozojn ide dhe zgjidhje që dinë t’i venë ato në jetë dhe në zbatim. Duam të japim mesazhin dhe shembullin se propozimi ynë për qytetarët shqiptarë janë këto vlera, të rinjtë dhe të rejat burrat dhe gratë që e kanë kokën plot, që kanë dhënë prova individualisht dhe vazhdojnë të japin prova se mund të marrin përgjegjësi dhe ti përmbushin ato. Punojmë për integrimin evropian me bindjen se integrimi evropian është rruga e duhur”, deklaroi Basha.

Koordinatorët Kombëtarë të PD:

1- Akil Kraja

2- Albana Cenollari

3- Arbi Agalliu

4- Sorina Koti

5- Lediana Fratari

6- Mateo Spaho

7- Merlinda Hoço

8- Rejla Bozdo

9- Ina Xhani

10- Julian Deda

11- Dritan Shano

12- Fabiola Bregu

13- Fatbardh Sallaku

14- Ina Zhupa

15- Ardian Isufi

16- Argyrina Jubani

17- Belind Këlliçi

18- Valbona Karapici

19- Gëzim Pani

20- Anida Gumeni

21- Henris Balliu

22- Dritan Hoti

23- Besart Kadia

24- Blerta Zihja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button