roze

Selena këndon për Justin Bieber

selenaKënga e re e Selena Gomez duket se i është kushtuar tërësisht ish-it të këngëtares, Justin Bieber.

Të paktën kjo mund të kuptohet si nga lirika ashtu edhe nga videoklipi i këngës, që 22-vjeçarja ndau së fundmi me fansat në rrjetet sociale.

Kënga titullohet “The Heart Wants What It Wants” dhe në videoklip Selena shpërthen në lotë…pjesë e skenarit apo kujtime të hidhura? Kjo pyetje ndoshta do të marrë përgjigjje me kalimin e kohës, por ajo që dihet është se vetë 22-vjeçarja më herët ka pranuar se ende ndjen për 20-vjeçarin kanadez.

“E mbështes dhe mendoj që do ta bëj gjithmonë. Jam e hidhëruar kur ai është i hidhëruar dhe jam e lumtur kur ai është i lumtur. Nuk dua t’i ndodhë asgjë e keqe. Do të më lëndonte shumë”, deklaroi ajo në një intervistë për “On Air With Ryan Seacrest”.

Këtë vit marrëdhënia mes këngëtarit kanadez dhe pop stares amerikane ka patur lëkundjet e saj. Muajt e verës ata së bashku vizituan Ontarion, vendlindjen e Bieber dhe dukej se romanca ishte rindezur, por vetëm një muaj më vonë Selena e ka lënë përfundimisht dhe shkak për këtë besohet se është shoqëria e Bieber me pinjollen e familjes Kardashian, Kendall Jenner.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button