Home / Kronika / Xhuvani dhe Sida transferohen në burgun e Fushë Krujës

Xhuvani dhe Sida transferohen në burgun e Fushë Krujës

Konstandin Xhuvani dhe Erald Sida janë transferuar nga paraburgimi i Tiranës, ku ndodheshin prej mëngjesit të së martës, në burgun e Fushë-Krujës.

Konstandin-Xhuvani-ne-gjykate-6Foto-Flor-Abaza1-386x350Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat theksojnë se transferimi në burgun e Fushë- Krujës është bërë pas përfundimit dje të seancës gjyqësore ndaj dy të pandehurve Xhuvani dhe Sida.

Mësohet se procesi i transferimit është bërë në masa të rrepta sigurie dhe ka për qëllim mbikqyrjen më me kujdes të dy personave të përfshirë në masakrën e 4 nëntorit, ku Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave, ndërsa miku i tij, Erald Sida, për moskallëzim krimi dhe prostitucion.

Konstandin Xhuvani duke u transportuar ne Gjykate nen masa te rrepta sigurie Foto Flor Abaza

Ngjarja e rëndë që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik ndodhi rreth orës 04.00 të datës 4 nëntor, në një prej klubeve të natës në Rrugën e Elbasanit. Mëngjesin e të martës si pasojë e një konflikti të çastit Konstandin Xhuvani ka qëlluar me armë duke vrarë katër persona, 3 të rinj dhe një 60-vjeçar Italian që ndodhej në lokal dhe që nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

Rasti u shoqërua me një “zjarr” të madh debatesh për shkak të faktit se Konstandin Xhuvani është djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani (aktorja dha menjëherë dorëheqjen si deputete pas mësimit të ngjarjes) dhe se 25-vjeçari ka edhe një vrasje në vitin 2011, kur Gjykata e dënojë vetëm me 14 muaj heqje lire.

Leave a Reply

%d bloggers like this: